Mediat zvicerane: Vëllezërit Xhaka, kur gjaku ndahet nga kombëtaret

.

Sport

05/06/2018 21:07

Hapja e kufijve, emigracioni, mundësitë e reja që ofrojnë ditët tona, e që dikur ishin të kufizuara, e kanë ndryshuar mjaft edhe peizazhin e futbollit.

Ideja e përkatësisë së padiskutueshme në skuadrën përfaqësuese të vendit tënd të lindjes nuk është më sinonim i futbollistit të ditëve tona.

“Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter – shkruan CNN, – pati hedhur dikur një paralajmërim mbi kërcënimin e pushtuesve të natyralizuar brazilianë që popullojnë ekipet e vendeve të tjera”.

Vitet e fundit, sulmuesit Diego Costa dhe Eduardo kanë përfaqësuar Spanjën dhe Kroacinë, pasi siguruan dyshtetësinë.

180604091539-nationality-football-ghoddos-zaha-xhaka-super-tease

Në shembujt e dhënë prej gjigantit mediatik amerikan gjejnë mjaft hapësirë edhe lojtarët shqiptarë.

Xherdan Shaqiri, shënuesi i njërit prej golave të “Euro 2016”, ka stampuar më parë në këpucë flamujt e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në atletet e tij.

“Disa grupe vëllezërish, nga Taulant dhe Granit Xhaka, tek ata Boateng dhe Valon e Veton Berisha – vazhdon CNN, – ndahen prej detyrimeve që kanë në vende të ndryshme”.

180604091504-xhaka-brothers-nationality-football-full-169

“Bota po ndryshon, emigracioni po ndryshon”, do të shprehej numri dy i FIFA-s, Victor Montagliani, në fund të vitit 2017.

“Çështjet e kombësisë tani po shfaqen në mbarë botën, – ishte komenti i tij, – ndaj është mirë ta shohim këtë problem e të kërkojmë zgjidhje pa cënuar integritetin e lojës”.

Nga 32 ekipe që luajnë në “Rusi 2018”, mbi 9% e lojtarëve janë lindur jashtë kufijve të vendit të cilin kanë përfaqësuar në fazat kualifikuese.