Mediat zvicerane: Shaqiri fotografohet me imamin radikal të dyshuar për terrorizëm

Shaqiri pozon me imamin radikal – kështu titulli i gazetave zvicerane, 20min.ch, për takimin e Xherdan Shaqirit me imamin nën hetime Shefqet Krasniqi dhe pyesin ç’kërkon me të?

Sport

29/06/2015 19:30

Një fotografi që shkaktoi rrëmujë: ajo tregon yllin e futbollit Xherdan Shaqiri me imamin radikal Shefqet Krasniqi. I fundit u arrestua përkohësisht nën dyshimin të ketë ndihmuar terroristë.

Plotë fotografi të futbollistit zviceran Shaqiri frekunetojnë mediave sociale – ato nga qindra pëlqehen dhe diskutohen në mënyrë kontroverse. Në foto shihet Shaqa duke shtrënguar duart me imamin e xhamisë më të madhe në Prishtinë.

Sipas mediave kosovare shtëpia ku janë fotografuar ata dy është e yllit të kombëtares zvicerane. Shaqiri aktualisht kalon pushimet atje – kështu sipas gazetës së përditshme zvicerane nis përshkrimi i fotografive të Xherdan Shaqirit me Shefqet Krasniqit.

Matej gazeta i bën një përshkrim të detajuar të biografisë së imamit kosovar duke pikasur momentet që kanë shkaktuar debate të gjata në shoqërinë kosovare. Me theks të veçantë gazeta përdor eksapadën e Krasniqit kur tha se “Nënë Tereza do të digjet në ferr”.

Në fund gazeta, ashtu si edhe shumë shqiptarë pyet: “Ç’kërkon Xherdani Shaqiri me një imam të tillë?”. Kjo pyetje mbetet e hapur ndaj futbollistit që është në pushime.