Mediat spanjolle: Marigona Dragusha lezbike (FOTO)

Ish-Miss Universe Kosova e cila ka arritur rezultatin më të lartë në garën më të madhe të bukurisë ka kohë që nuk është pjesë e medias.

ShowBiz

06/05/2015 19:19

Mirëpo nëse emri i saj kërkohet në ‘google’ artikujt që do të publikohen janë ato të medias spanjolle.

Përpos arritjes së saj në tituj fokus i kanë dhënë orientimit të saj seksual. Këto portale kanë shkruar se Dragusha është lezbike.

E gjitha kjo marrë jehonën nga një fotografi që Marigona ka publikuar në Maj të vitit të kaluar, në ditën ndërkombëtare të homofobisë ku shihej duke puthur një vajzë.

Mirëpo përtej këtyre lajmeve, ajo që shihet në këtë fotografi me Gonën, është një shoqe dhe nuk ka të bëjë me orientimin e saj seksual. Ajo është straight./Prive.al/ lajmi.net

1