Mediat shqiptare: Pse ambasadorja e Kosovës e takoi Trumpin, ajo e Shqipërisë jo?

Floreta Luli Faber është prej gati 2 vjetësh, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, për të gjithë ata që nuk e dinë. Sot e gjithë ditën një nga lajmet më simpatike të publikuara në media, është një takim që ambasadorja e Kosovës ka zhvilluar me Presidentin e Zgjedhur, Donald Trump gjatë një takimi me ambasadorët e të gjithë botës, ku ajo i ka shprehur atij faktin se shqiptarët e Kosovës janë një nga popujt më proamerikan në botë.

Lajme

18/01/2017 18:20

Në artikullin e publikuar nga SYRI.net thuhet ndër të tjera “Ndonëse në një sallë të mbushur me ambasadorët e gjithë botës, Ambasadorja Çitaku ka shkëlqyer duke rrëmbyer minuta të rralla e të vyera nga koha e Presidentit të Zgjedhur”.

Pyetja e parë që të vjen ndërmend është, po Floreta Luli Faber a është takuar me Donald Trump dhe çfarë i ka thënë ajo atij për Shqipërinë? Duke vizituar faqen në Facebook të ambasadores tonë në SHBA, vëren se postimi i fundit i saj është një status elozhes për fjalimin e fundit të Barak Obamës shoqëruar me një foto familjare që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë bërë me çiftin presidencial.

Shqiptarë që kanë qenë të pranishëm në takim thanë se ambasadorja e Shqipërisë në SHBA ka qenë e ftuar dhe e pranishme në pritjen e Trump, por duket se nuk denjuar që të zhvillojë një takim me Presidentin e ri të SHBA, siç bëri kolegia e saj nga Kosova, Vlora Çitaku.

Një tjetër pyetje që shtrohet në këtë pikë është: a po ndjek edhe ambasadorja e Shqipërisë, inatin e shefit të saj Edi Rama që nuk është ftuar në ceremoninë e inaugurimit dhe akoma më tej deklaratat e tij të çartuara thënë gjatë fushatë presidenciale kur deklaroi “Zoti e ndaloftë zgjedhjen e Trump si President”, në raportet me SHBA-në?

Shqipëria po ashtu si edhe Kosova, është një nga popujt me pro-amerikan në Ballkan dhe për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi. Por fakti se Ambasadorja e Kosovës nuk e harron një fakt të tillë dhe nuk heziton për asnjë çast ta nënvizoj këtë në takimin e parë që ka patur me Presidentin e Zgjedhur Donald Trump, ndërsa ambasadorja e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë reagim për këtë çështje, të bësh të mendosh për dy gjëra. Ose ajo ka bojkotuar një takim të tillë dhe ky do të ishte një skandal diplomatik, ose ajo ka qenë aty dhe ajo e ka shmangur takimin me Donald Trump, që njësoj është një skandal diplomatik!

Shqipëria prej kohësh është në pritje të një sinjali se cila do të jetë qasja e administratës së re Trump ndaj rajonit të Ballkanit në përgjithësi, e të vendit tonë në veçanti. Kjo edhe për për shkak të një Kryministri që flet çartur nën keqpërdorimin e organizatave okulte që e mbështesin kundër Donald Trump.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, sot ka detyrimin ligjor të shpjegojë se cili është qëndrimi që Shqipëria do të ketë në raport me SHBA-të me ardhjen e administratës Trump në fuqi, dhe nëse mesazhi është ai që kemi dhënë me qëndrimin e Floreta Luli Faber në takimin e Donald Trump me ambasadorët nga e gjithë bota, atëhere mund të themi edhe ne fjalët e liderit global “God forbid” që Edi Rama të jetë Kryeministër edhe 4 vite të tjera.

Për të mirën e Shqipërisë po flasim gjithmonë.

Lexoni edhe:

Çitaku takon Trumpin, i thotë se është ambasadore e vendit më pro-amerikan në botë (Foto)