Mediat serbe: Takimi Veseli-Trump, ‘qershia mbi tortë’ në marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Mediat serbe tash e disa ditë kanë raportuar për marrëdhëniet e SHBA-së dhe Kosovës, të cilat edhe pas ardhjes se Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë vazhdojnë të jenë të njëjta.

Lajme

22/02/2017 16:48

Mirëpo kjo nuk po duket aspak e mirë për serbët, pasi kanë shpresuar shumë që raporti i shtetit më të fuqishëm në botë në drejtim të Kosovës do të ndryshoj në mënyrë drastike, që pritej të ishte në favor të Serbisë.

Sipas B92, fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara ka gëzuar Serbinë për shkak se  të raportit të “ftohët” me Kosovën, por nuk doli të jetë ashtu, transmeton lajmi.net.

Siç pretendohej afërsia e dyshuar e Trumpit me presidentin rus Vladimir Putin dhe do të ndikonte mbi të ashtuquajturin “projekti amerikan” dhe pavarësinë e Kosovës, dhe në marrëdhënien e Serbisë me SHBA-në.

“Disa media në Serbi kanë shkuar aq larg sa kanë shkruar se “Trumpi do të bëjë kthimin e Kosovës në Serbi. Megjithatë, zërat e moderuar kanë paralajmëruar që në fillim se administrata e re amerikane nuk do të bëjë asnjë kthesë në lidhje me politikën e jashtme, e sidomos jo në këtë moment, e sidomos për vende jo shumë të rëndësishme dhe “tërheqëse” të tilla si vendet e Ballkanit”, shkruan b92.

Gjithashtu mediat fqinje kanë thënë, se Kosova ka humbur shpresat pasi rivalja e Trumpit, apo mikja e madhe e Kosovës humbi zgjedhjet, sipas tyre Prishtina kishte rënë në heshtje, por ditët e fundit vijnë me prova të prekshme se SHBA-të vazhdojnë të qëndrojnë prapa pavarësisë së Kosovës.

Më pas media në fjalë bënë një kronologji faktike të të gjitha mesazheve që Shtëpia e Bardhë dërgon në favor të përkrahjes së Kosovës në rrugën e shtet ndërtimit.

Pra, kronologjia vazhdon kësisoj:

Mesazhi i parë nga Shtëpia e Bardhë është nga Matthew Palmer, i cili pas vizitës së tij në Beograd ka qenë në Prishtinë, ku ka thënë se “marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën dhe Ballkanin mbeten të pandryshuara”.

Palmer, ishte ish-zyrtar i Ambasadës Amerikane në Beograd, tani përgjegjës për inteligjencën, apo drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit.

Në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, presidenti amerikan Donald Trump, i ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi një letër urimi.

Ai ndër tjera në  letër ka shkruar, se SHBA feston me popullin e Kosovës për medaljen e artë në Lojërat Olimpike dhe pranimin në FIFA. Ndër tjera thoshte se sovraniteti i Kosovës, multi-etniteti dhe demokracia janë të rëndësishme për një Ballkan stabil, i cili plotësisht është i integruar në komunitetin ndërkombëtar.

Gruaja që mori postin e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Niki Haley ka thënë diçka specifike në lidhje me Kosovës. Sipas saj “Kosova meriton të jetë anëtare e plotë e OKB-së.”

Ashtu si edhe Trump, edhe ajo tha se Kosova duhet të punojë më shumë ne forcimin e ligjit, por edhe që SHBA beson se komuniteti ndërkombëtar do të njoh “hapat e mëdhenj që ka bërë Kosova që pas pavarësisë.

Ndërsa “vula” e fundit që ‘çmendi’ Serbinë ishte fotografia e Trump me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin i cili është shprehur mirënjohës dhe falënderues ndaj SHBA-së. /Lajmi.net/