Mediat Serbe: Tahiri thirret urgjent në Bruksel për Asociacionin

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është detyruar që të martën, urgjentisht të udhëtojë për në Bruksel, për shkak të vonesave në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajme

09/06/2016 12:26

Siç bënë të ditur mediumi serb “Alo” nga, siç thuhet, burimet diplomatike, ministrja Tahiri, siç thuhet është “shpërlarë” nga drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Komisionin Evropian, Angelina Eichhorst, për zvarritjen e marrëveshjes për këtë asociacion, transmeton lajmi.net.

“Eichhrost të hënën ka qenë në Beograd në takim me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me drejtorin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ku është diskutuar për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit. Menjëherë pas këtij takimi, ka pasuar ftesa ndaj Tahirit që urgjentisht ta vizitojë Brukselin”, thuhet në këtë shkrim./lajmi.net