Mediat serbe: Shqiptarët në Nju Jork do të protestojnë para selisë së Kombeve të Bashkuara

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pritet të mbahet sonte.

Lajme

17/12/2018 20:54

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbajnë një protestë masive përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në prag të sesionit të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit i cili i kushtet situatës në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.

Ata do të kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënimin e Serbisë për gjenocid dhe dënim për dhunimin e 20 mijë grave të përdhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, përcjell lajmi.net.

Në këtë protestë thuhet se do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një deklaratë nga kjo e fundit mirëpo kontakti ka qenë i pamundur. /Lajmi.net/