Mediat serbe shkruajnë për pjesëmarrjen e Era Istrefit në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’

Të premtën më 25 Maj pritet të publikohet kënga zyrtare e Kupës Botërore do të këndohet nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi.

ShowBiz

22/05/2018 23:23

Për suksesin e Era Istrefit, e cila do të performojë krahas dy yjeve të mëdhenj botëror kanë shkruar jo vetëm mediat vendore por edhe ato ndërkombëtare, shkruan lajmi.net

Madje për pjesëmarrjen e Erës dhe performancën e saj në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ kanë shkruar edhe mediat serbe si: Blic, Telegrafi serb, B92, Kurir, Mondo.

Aty është përmendur edhe suksesi që Era e ka pasur me këngën ‘Bon Bon’, projekt ky që u klikua më shumë se 500 milionë herë në kanalin zyrtar në Yotutube.

Para pak minutash ishte pop-reperi më i suksesshëm i viteve 80-90, Will Smith ai i cili e ka zbuluar në Instagram edhe emrin e këngës xhirimet e të cilës kanë nisur.

”One Life to Live. Live it Up”, do të titullohet kënga ndërsa krahas postimit ai e ka etiketuar edhe Era Istrefin./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjE9nMVDIj1/?hl=en?&taken-by=willsmith