Mediat serbe: Kosova sot formon ushtrinë dhe asgjë nuk mund ta ndal

Krijimi i ushtrisë së Kosovës po ndodh dhe me të janë pajtuar edhe mediat serbe.

Lajme

14/12/2018 08:19

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri do të formalizohet sot në parlamentin e Kosovës.

Krijimi i ushtrisë së Kosovës po ndodh dhe me të janë pajtuar edhe mediat serbe.

Portali “Blic” sot ka publikuar një artikull me titullin: “Dita D, Prishtina sot formon ushtrinë dhe asgjë nuk mund ta ndal”, transmeton lajmi.net.

Kurse, edhe portalet e tjera serbe kanë shkruar për ngjarjen e madhe duke lënë të kuptohet se Kosova nuk mund të ndalet në rrugëtimin e saj.

Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e Kosovës, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar.

Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite. /Lajmi.net/