Mediat serbe: Kosova do t’i paguaj dëmshpërblim 4.95 milionë euro kompanisë austriake për pasaporta

Mediat serbe, saktësisht “Rts”, në mëngjesin e së enjtes shkruan se Kosova do të duhet t’i paguaj dëmshpërblim prej 4.95 milionë euro kompanisë së printimit nga Austria, OeSD, e cila është në pronësi të këtij shteti, për skandalin e pasaportave.

Lajme

14/12/2017 13:42

Kjo kompani kishte fituar tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike për qytetarët e Kosovës, mirëpo kishte probleme dhe ngecje nga ana kosovare për këtë punë, raporton kjo media serbe.

Më saktësisht ministria shkëputi njëanshëm kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike nga kjo kompani, transmeton lajmi.net .

Më tej thuhet se Prishtina zyrtare duhej që borxhin ta paguaj në korrik të këtij viti, pas betejës së humbur në gjykatën e Arbitrazhit, prej padisë së ngritur nga kompania austriake. /Lajmi.net/