Mediat serbe i kundërvihen Nikoliqit: JO LUFTË ME KOSOVËN! (Foto)

Pas incidentit me trenin provokues serb, në të cilin shkruante “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, politikanët serbë, duke nisur nga presidenti Nikoliq e kryeministri Vuçiq, dolën e thanë se “janë gati ta dërgojnë ushtrinë në Kosovë”.

Lajme

16/01/2017 15:23

Një deklaratë e tillë ka bërë që mediat serbe të reagojnë dhe në një far formë të kundërshtojnë këto deklarata, shkruan lajmi.net.

E përditshmja më e madhe në Serbi “Blic” ka sot me titull gjigant në ballinë “Vetëm luftë mos të ketë”.

Në ballinë po ashtu janë vendosur fotografi të forcave speciale të Kosovës ROSU, treni, si dhe deklaratat provokuese të Nikoliqit e Gjuriqit.

“Tash neve na duhen koka të ftohta, një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofë”, është nëntitulli i kësaj gazete. /Lajmi.net/