Mediat serbe: Gjendje e jashtëzakonshme në Shqipëri

Duket se propaganda serbe nuk ka të ndalur edhe një ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet në Elbasan Arena.

Lajme

07/10/2015 13:43

Mediat serbe raportojnë se me vendimin e qeverisë shqiptare, Tirana dhe Elbasani janë shpallur qytete hermetikisht të mbyllura, duke aluduar kinse shqiptarët mund të shkaktojnë ndonjë problem kundër lojtarëve të reprezentacionit serb, që sot rreth orës 18:00 pritet të aterrojnë në aeroportin e Tiranës, raporton lajmi.net.

Mediat serbe, madje pretendojnë se policia e shqiptare ka ngritur nivelin më të lartë të sigurisë, ku shikuesit do të vëzhgohen nga helikopterët, mijëra policë të ndihmuar nga agjentët e sigurimit shqiptar.

Kurse në aeroportin Rinas tashmë janë stacionuar një numër i madh i forcave policore, që pritet të eskortojnë autobusin që transporton lojtarët serb./lajmi.net/