Mediat serbe dhe ruse: Haradinaj ua ka ofruar serbëve 4 ministri?

Media ruse, Sputnik e afërt me Kremlinin zyrtar, duke u thirrur në burime të veta ka publikuar një shkrim ku pretendon se kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ua ka ofruar katër ministri serbëve.

Lajme

07/07/2017 16:13

Gjithnjë sipas burimeve të paidentifikuara të këtij mediumi, Haradinaj u ka premtuar atyre se do tua jap drejtimin e Ministrisë së Mjedisit, Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bujqësisë, dhe Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, transmeton lajmi.net.

Pohime të njëjta me Sputinik kanë pasur edhe mediat tjera serbe.

Artikulli i Sputnik është cituar nga media serbe, B92 ku tutje thuhet se lideri i AAK-së, ka kërkuar mbështetje edhe nga 10 deputetët e pakicave tjera jo-serbe.

Ndryshe, presidenti i Kosovës dje bëri të ditur se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.

Aktualisht koalicioni PDK-AAK-NISMA, kanë 39 deputetë, duke shtuar edhe 20 të minoriteteve bëhen 59.

Për të krijuar Qeverinë, duhet të votojnë 61 deputetë. /Lajmi.net/