Mediat serbe: Cipras do ta tradhtojë Serbinë – ta njohë Kosovën

Mediat serbe janë zemëruar me deklaratën e Ministrisë Greke për Punë të Jashtme e cila i bën ftesë Hashim Thaçit për ta vizituar shtetin helen, njofton Klan Kosova.

Lajme

01/10/2015 22:14

“Ministri Kocijas e ka ftuar kolegun e tij Hashim Thaçi për vizitë në Athinë dhe ka shprehur përkrahjen e Greqisë për përpjekjet e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe për të mirën e stabilitetit të rajonit”.

Sipas gazetës Blic, kjo deklaratë e vërteton tezën se Athina po e përgatitë terrenin për njohjen formale të Kosovës.

Analisti politik Dragomir Angjellkoviq ka thënë se Cipras është “politikan labil kur është pyetje çdo gjë tjetër përveç interesit të tij personal”./Klan Kosova