Mediat serbe alarmohen pas deklaratave të Daut Haradinajt për serbët e Kosovës (Foto)

Deklarata e Daut Haradinajt në InfoBox të Dukagjinit, se nëse Ramushi do të ekstradohet në Serbi do të mund të shpërthente lufta, ka nxitur reagimin e shumicës së mediave serbe.

Lajme

07/04/2017 23:03

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, kishte deklaruar Haradinaj.

Mediat serbe kanë vendosur në ballinat e tyre deklaratat e deputetit të AAK-së, duke theksuar pjesën se Kosova mund të mbetet pa serbë, nëse ekstradohet Ramushi, transmeton lajmi.net

“Në Kosovë nuk do të ketë asnjë serbë në qoftë se Ramush Haradinaj ekstradohet nga Franca në Serbi”, kështu e paraqet deklaratën e Daut Haradinajt B92 e Serbisë.

Theks të veçantë deklaratës së tij për largimin e mundshëm të serbëve nga Kosova, i ka dhënë edhe Blici serb.

“Deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili është edhe vëllaui i deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në Kosovë nuk do të mbetet asnjë serb nëse Ramushi ekstradohet në Serbi”, shkruan kjo medie.

Ky lajm nuk i ka ikur as Telegrafit të Serbisë, i cili shkruan se deputeti i AAK-së, ka kërcënuar me luftë nëse i ekstradohet vëllau në shtetin serb.

Senaca e radhës për rastin Haradinaj do të mbahet më 27 prill në Gjykatën e Colmarit në Francë. /Lajmi.net/

dautt2 dautt3 ramushss1