Mediat perëndimore me Zaevin, ato ruse me Gruevskin

Media të ndryshme botërore e përcollën mitingjet në Shkup, të organizuara nga opozita dhe pozita. Por, për dallim me ato të vendeve perëndimore, mediat ruse i kanë kushtuar më shumë vëmendje mitingut të kryeministrit Nikolla Gruevskit, i cili pasoi një ditë pas atij të organizuar nga kryeopozitari, Zoran Zaev.

Lajme

19/05/2015 16:26

Televizioni rus “Russia Today” ka dërguar ekipin e tij e cila e ndiqte mitingun e VMRO-DPMNE-së para Parlamentit të Maqedonisë.

Gazetarja ruse Lisi Felan, në rrjetin social i përkushtoi një pjesë të postimeve të saj mitingut të djeshëm.

Felan shkruan “Sipas disa vlerësimeve, numri i protestuesve pro qeveritarë ka qenë 90.000 veta”.

Ndërsa sipas Rusia Today, në protestën e opozitës kanë marr pjesë 20.000 persona.