Mediat ndërkombëtare për Ebolën në Maqedoni

Gazeta britanike "The Sun", shkruan se një shtetas britanik ka gjetur vdekjen nga ky virus në Maqedoni. Ndërsa BBC-ja shkruan se autoritetet britanike janë duke hetuar rastin e një të infektuari që ka vdekur sot nga ebola në Maqedoni.

Lajme

09/10/2014 23:26

Zyra në Dawning Street ka deklaruar se do kontrollojë të gjithë pasagjerët që arrijnë në aeroportet britanike.

Deri më tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet shëndetësore të Maqedonisë, ndërsa thuhet se gjithçka bëhet për të mos përhapur panik.

Virusi ka prekur tashmë edhe Europën. Një infermiere spanjolle në Madrid është infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, konfirmon “El Pais”. Infermierja spanjolle ka rezultuar pozitive në të dyja testet e kryera, ndërsa ajo është infektuar nga një misionar i ardhur nga Sierra Leone, të cilin e kishte vizituar më 25 shtator.

Zyrtarisht, nga kjo sëmundje janë shënuar më shumë se 3 mijë viktima, ndërsa janë prekur më shume se 7 mijë e 200 persona, kryesisht në Afrikën Perëndimore.