Mediat maqedonase: UÇK po planifikon sulme në tërë Maqedoninë si hakmarrje për rastin Kumanova

Pas publikimit të komunikatës së UÇK-së, ku kjo e fundit merr përsipër dy sulmet e fundit që ndodhën në Shkup, mediat maqedonase nisën alarmin e tyre që nxorën nga komunikata e UÇK-së se kjo e fundit përgatit sulme në tërë Maqedoninë.

Lajme

02/10/2015 19:04

Sipas këtyre mediave, UÇK dëshiron që të hakmerret për ngjarjet e 9-10 majit që ndodhën në Kumanovë, ku në kurth u sulmuan pa paralajmërim.

Këto media thirren në kumtesën zyrtare të MPB-së menjëherë pas ngjarjeve të Kumanovës, sipas së cilës ky grup që veproi në Kumanovë ka përgatitur sulme në vende publike dhe institucione shtetërore, transmeton Zhurnal.

Mediat maqedonase kanë ndezur alarmin e frikës dhe po presin që në ditët në vijim sulmet e fundit në Shkup të përsëriten edhe në ambiente tjera publike.