Mediat madrilene e ‘festojnë’ La Deciman

Mediat madrilene e kanë festuar triumfin e Real Madridit në Evropë. La Decima ka qenë titulli i tyre, duke e përgëzuar ekipin Los Blancos për këtë sukses.

Sport

25/05/2014 12:07

Mediat madrilene kanë ngritur në qiell Real Madridin. E përditshmja As ia ka kushtuar një titull të veçantë ekipit të Carlo Ancelottit. 

“Po, Po, La Decima tash është këtu”, ka shkruar kjo e përditshme, me foton e Iker Casillas, i cili e ngriste lartë trofeun e Championsit në Lisbonë.

“La Decima”, ishte titulli i së përditshmes tjetër madrilen, Marca. “Një goditje me kokë e Ramos në minutën e 93-të e shkatërroi Atleticon dhe e hapi qiellin e Realit”, vazhdon shkrimi i Marcas.

Reali fitoi 4:1 falë golave të Ramos, Bale, Marcelo e Ronaldo, duke e shijuar Championsin e dhjetë në histori.

Në anën tjetër, Atletico Madrid nuk arriti ta ruante avantazhin, të cilin e kishte deri në lojën shtesë.