Mediat kroate: E turpshme çfarë ndodhi në ndeshjen kundër Kosovës (FOTO)

Portali kroat “24sata.hr” e ka konsideruar si të turpshme korin e përbashkët të tifozëve të Kosovës dhe Kroacisë: “Vrite serbin” gjatë ballafaqimit të skuadrave në Shkodër.

Sport

07/10/2016 08:44

Kroacia mposhti Kosovën me rezultat 6:0 në duelin e xhiros së dytë në Grupin I të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

Por, mediat kroate janë të pakënaqur me diçka që ndodhi gjatë ndeshjes.

Portali “24sata.hr” e ka konsideruar si të turpshme korin e përbashkët të tifozëve të Kosovës dhe Kroacisë: “Vrite serbin” gjatë ballafaqimit të skuadrave në Shkodër, përcjell “Lajmi.net”.

Tifozët e Kosovës dhe ata kroatë gjatë gjithë ditës së enjte kanë qëndruar së bashku duke kënduar dhe festuar, para duelit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.