Mediat kritikojnë Coutinhon, shikoni çfarë thotë Valverde

“Futbollistët nuk janë makina, që hyjnë në një ekip të ri dhe fillojnë të punojnë maksimalisht që në ndryshimin e parë. Sidoqoftë, unë e kam parë mirë", deklaroi Valverde.

Sport

29/01/2018 10:48

Philippe Coutinho u kritikua nga mediat për paraqitjen ndaj Alaves mbrëmë.

Megjithatë trajneri Ernesto Valverde nuk sheh vend për shqetësim, përcjellë “Lajmi.net”.

“Futbollistët nuk janë makina, që hyjnë në një ekip të ri dhe fillojnë të punojnë maksimalisht që në ndryshimin e parë. Sidoqoftë, unë e kam parë mirë”, deklaroi Valverde.

“Është një hap tjetër. Fillimisht ka luajtur 20 minuta, ndërsa sonte pak më shumë kohë. Le të shohim nëse ai do të ingranohet pak nga pak”, shtoi ai. /Lajmi.net/