Mediat italiane zbulojnë çmimin e Strakoshës

Thomas Strakosha spekulohet se ka zgjuar interesim nga shumë klube të njohura evropiane përfshirë Juventusin.

Sport

10/11/2017 09:35

Thomas Strakosha po vazhdon të befasojë me paraqitjet e tij të mira te skuadra e Lazios.

Mediat italiane raportojnë se portieri shqiptar ka rritur vlerën e tij.

Strakosha spekulohet se ka zgjuar interesim nga shumë klube të njohura evropiane përfshirë Juventusin, përcjell “lajmi.net”.

Strakosha kushton 18 milionë euro por Lazio dëshiron ta mbajë për një kohë të gjatë në Olimpico. /Lajmi.net/