Mediat italiane zbulojnë çmimin e ofertës për Memushajn

“Gazzetta dello Sport” shkruan se klubi nga Puglia ka konfirmuar interesimin për transferimin e reprezentuesit shqiptar.

Sport

27/01/2018 11:57

Bari vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e Ledian Memushajt.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se klubi nga Puglia ka konfirmuar interesimin për transferimin e reprezentuesit shqiptar.

Bari ka paraqitur ofertë me vlerë prej 500 mijë euro për angazhimin e Memushajt, përcjell “lajmi.net”.

Bari synon ta arrijë marrëveshjen, gjatë këtij afati kalimtar të janarit. /Lajmi.net/