Mediat italiane konfirmojnë përforcimin e ri nga Milan (FOTO)
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me 7 herë kampionët e Europës.
Merkato
Milani i ri merr formë dhe nis nga mesfusha. Franck Kessie do të luajë për kuqezinjtë sezonin e ardhshëm, ndërsa Atalantës do t’i shkojnë 28 milionë euro.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me 7 herë kampionët e Europës dhe do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.
Futbollisti 21-vjeçar, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm në Serinë A, kishte zgjedhur prej kohësh Milanin. Tashmë, është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve. Milani mposhti konkurrencën e Romës për Kessie, që kishte ofruar të njëjtën shifër, por me një mënyrë pagese që nuk i leverdiste Atalantës.