Mediat evropiane: Engel kërkon që SHBA ta armatos Kosovën, pasi Serbinë po e armatos Rusia

Mediet botërore kanë shkruar sot për deklaratat për Kosovën të Elliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan.

Lajme

23/03/2017 17:32

Balkaneu.com shkruan se Engel ka folur në lidhje me politikat e SHBA-së për Kosovën gjatë një takimi të këtij Komiteti.

“Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, z kryetar, por edhe pse ka qenë një vend i lirë dhe i pavarur për nëntë vjet, Kosova ende nuk ka një ushtri. Kjo është një e drejtë sovrane. Kosova ka një Forcë të Sigurisë me armë të lehta, ndërsa ushtria ruse është duke e furnizuar me armë Serbinë “, ka thënë Engel.

Sipas tyre, Engel ka thënë se Kosova është duke e kërkuar atë që çdo vend tjetër në botë e kërkon: një ushtri.

“Çfarë po bëjmë?” – ka pyetur Engel kongresin amerikan.

“Ne jemi duke kritikuar dhe duke bërë kërcënime diplomatike. Ne jemi duke e bërë të qartë se ne nuk e mbështesim Kosovën për ushtrinë e vet tani. Kjo është absurde dhe ky pozicion duhet të ndryshojë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Engel. /Lajmi.net/