Mediat dhe analistët e Sali Berishës i ‘turrën’ ashpër Hashim Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka zgjedhur fjalët kur i është kundërpërgjigjur ashpër ish presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Lajme

04/08/2018 21:48

Mirëpo, ky i fundit ende nuk është deklaruar lidhur me akuzat e rënda që Thaçi ia bëri atij.

Zakonisht, Berisha është shumë aktiv në llogarinë e tij në Facebook dhe nuk përton që të merret edhe me çështje më minore, megjithatë kësaj here duket se e ka zgjedhur heshtjen.

Sali Berisha sot doli kundër idesë së Thaçit që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Kjo deklaratë e nxiti Thaçin që të reagojë në drejtim të Berishës.

Thaçi, pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt Berishës, shkroi se institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike, shkruan lajmi.net.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuarët e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këto ishin disa nga akuzat që Thaçi ia bëri Berishës.

E nëse Berisha nuk foli vetë, në skenën mediale të Shqipërisë u lëshuan akuza ndaj Thaçit. Janë kryesisht portale dhe analistë të afërt me Berishën, të cilët vazhdojnë ta “mbrojnë” sa herë që ai gjendet në pozita të tilla.

Janë dy portalet e afërta me Berishën, lapsi dhe syri që për shumë orë vazhdojnë me akuza të rënda ndaj Thaçit, shkruan lajmi.net.

Aty është edhe ‘analisti’ i Berishës, Andi Bushati, bashkëpronar i portalit lapsi.al i cili përmes një editoriali i del haptash në mbrojtje ish kryeministrit të Shqipëri, ndërkohë akuzon rëndë Thaçin.

Në anën tjetër, portali syri.net sapo ka lanësuar 10 pyetje tendencioze me titull “Në pritje të përgjigjeve/ 10 pyetje për ‘Gjarprin’ (Hashim Thaçin).

Ja disa nga pyetjet për Thaçin nga ky portali, duke treguar ndoshta pavetëdije misionin që kanë marrë!

8.Z Thaci a eshte e vertete se jeni takuar privatisht ne 2 kryeqytete ne BE me kolegun Tuaj te Serbise z.Vucic?

9.Z Thaci a e keni biseduar kete ceshtje me Kryeministrin e Shqiperise dhe mikun Tuaj Edi Rama nese po cfare Ju ka thene ?

  1. Z Thaci Miku juaj i kahershem gjeneral brigade Adem Copani nderroi jete para disa kohesh ne Tirane a keni ngushelluar familjen e Tij.

Deri me tash i vetmi që ka reaguar zyrtarisht në PD-ja e Berishës është Tritan Shehu i cili i ka dalë në mbrojtje ish kryeministrit shqiptar.

Për idenë e Thaçit zyrtarisht ende nuk është deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Lajmi.net/