Mediat angleze shkruajnë për ‘shqiponjën’ e çiftit Xhaka

Me rastin e Ditës së Flamurit, Granit Xhaka dhe gruaja e tij Leonita e kanë publikuar në foto në Instagram ku shihen të veshur kuq e zi.

ShowBiz

29/11/2018 15:04

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe gruaja e tij Leonita mbrëmë kanë rrëmbyer vëmendjen, pasi pikërisht për 28 Nëntor janë veshur kuq e zi dhe e kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar, shkruan lajmi.net.

E sot, ky detaj nuk u ka ikur as medieve angleze të cilët e kanë shkruar një artikull.

Me këtë gjest mesfushori i Arsenalit e ka kujtuar momentin historik të fitores së Zvicrës kundër Serbisë me rezultat 2-1, ku luajti bashkë me Xherdan Shaqirin, për Zvicrën./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqvJ5GpAOgq/?utm_source=ig_embed