Media më e madhe në Zvicër: Falë shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri ëndërrojmë për fluturime të largëta

Medie më e madhe zvicerane, ‘Blickc.ch’, ka vendosur “shqiponjat” në ballinën e saj pas fitores 2:1 ndaj Serbisë.

Sport

22/06/2018 22:27

Zvicra ka mposhtur 2:1 Serbinë në Kupën e Botës, me golat e shënuara nga Xhaka dhe Shaqiri.

Të dy këta festuan në mes të Rusisë me shqiponjë.

Kjo ka bërë që ‘Blick’ t’u kushtojë një titull interesant “shqiponjave”, që siguruan një fitore të madhe për Zvicrën.

“Falë shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri ëndërrojmë për fluturime të largëta”, shkruan Blick, përcjell lajmi.net.