Media kroate me titull të papritur për emërimin e Panuccit në krye të Kombëtares (FOTO)

Emërimi i Christian Panuccit në krye të bankinës së Kombëtares Shqiptare, ka marrë vëmendjen e medieve në rajon.

Sport

19/07/2017 22:24

44 vjeçari, do të zëvendësojë bashkëvendësin e tij, Gianni de Biasi.

Njëra nga mediet që i ka kushtuar rëndësi emërimit të Panuccit si trajner i Shqipërisë, është ajo kroate, Index.hr.

“Shqiptarët do të drejtohen nga një yll, trajneri i ri i tyre është një legjendë, ish lojtar i Real Madridit, Milani dhe Romës”, shkruan Index.hr, përcjell lajmi.net./Lajmi.net/