Media italiane: Në Shqipëri gjithçka e mundshme, si lulëzoi narko-policia

Është shkarkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, një njëri i fuqishëm i mbrojtur nga qeveria deri pak kohë më parë. Në detyrë që prej vitit 2015, periudhë gjatë së cilës opozita ka akuzuar se Shqipëria është kthyer në një nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të kanabisit dhe furnizuesi kryesor i Europës me ‘bar’. Në trafik janë përfshirë edhe drejtuesit e policisë lokale dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Lajme

11/01/2018 19:50

Në Shqipëri gjithçka e mundur

Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i policisë shqiptare nga viti 2015, i quajtur nga armiqtë e tij politike dhe personal Haki “Droga” e arbitër i fuqishëm në ‘Kanabistan’, siç është quajtur vendi i shqiponjave. Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të kanabisit dhe furnizuesi kryesor i Europës me ‘bar’, sipas të dhënave. Të përfshirë në trafik kanë qenë drejtuesit e policisë lokale dhe ish ministri i Brendshëm. Skandal politik ky i shoqëruar me paradoksin e përfshirjes në trafik të shefit të policisë, njëkohësisht krahu i djathtë i ministrit të shkarkuar.

Për memorien e lexuesve italianë, Haki Çako u kthye në personazh ndërkombëtar në qershor të vitit 2016, kur u pezullua nda detyra (pak ditë e më pas u rikthye në detyrë), i akuzuar se lejoi futjen në vend të aparaturave që ishin në gjendje të përgjonin telefonat celularë. Pajisje përgjimi italiane të futura në Shqipëri dhe që përfshinë policitë e të dyja anëve të Adriatikut, për të cilat “Remocontro” bëri raportime të hollësishme. Rrëmujë që nuk është sqaruar asnjëherë që nga ajo kohë.

Mes skandalit dhe luftës për pushtet

E gjitha lind nga përfshirja e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe të besuarit të të tij, në trafikun e drogës. Logjika politike dhe kërkesat parlamentare kërkonin që shefi i policisë të ndiqte fatin e ministrit të tij, por mbështetja e Kryeministrit Edi Rama, i dha Haki Çakos forcë për të rezistuar nga shkarkimi deri dje.

Në mes është përplasja me ministrin e ri Fatmir Xhafaj. Në Shqipëri, shumë raporte politike formale rregullohen nga çështjet familjare dhe klanore.

Prishja e marrëdhënieve mes të dyve u bë publike gjatë vizitës së ministrit tonë (italian) në Shqipëri. Xhafja e priti Minniti-n i vetëm. Haki Çako u përjashtua edhe nga takimet në të cilat u fol pikërisht për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Minniti, ish-shefi i ‘spiunëve’ italianë, dhe SHISH, shërbimi sekret shqiptar (i shkollës italiane), tregoi 128 policë të përfshirë në “lidhjet me kanabisin”. Shefi i policisë nuk ishte dhe nëse ishte, a flinte gjumë?

Image

Arroganca kriminale e shfaqur

Një tjetër episod që rëndon besueshmërinë e Haki Çakos është kryengritja e Elbasanit. Policia u sulmua nga banda lokale, pa pasur forcë të reagonte. Një episod që tregoi degradimin e ‘uniformave blu’, të denoncuar asokohe nga mediat shqiptare. Për këto fakte të rënda, munguan arrestimet e ‘kokave të mëdha’, ndërkohë mediat shqiptare raportuan se shumë agjentë policie kishin refuzuar të bënin pjesë e “Tas Forcës” të formuar për të luftuar krimin, për shkak të mosbesimit ndaj kupolës së policisë.

Mediat raportuan edhe ‘IMSI Catcher’, pajisja e përgjimit italian e futur ilegalisht në Itali dhe e përdorur për përgjime, që edhe sot mbeten të panjohura. Pajisja u përdor nga agjentët e policisë me urdhër të Haki Çakos që asokohe, gusht 2016, i shpëtoi arrestimit “falë një sulmi të ashpër politik” kundër gjykatësve dhe prokurorëve.

Kush e di se çfarë sekretesh fshihte Haki Çako për të qëndruar në detyrë… Kush e di se çfarë sekretesh di ai vendosi shkarkimin e tij. Artikull i  “Remo Contro”, përshtati SYRI.net