Medel i Interit

Gary Medel do të jetë përforcim i ri i Interit. Mesfushori kilian është nisur drejt Milanos për të zyrtarizuar transferimin në Giuseppe Meazza nga Cardiff.

Sport

04/08/2014 21:13

Gary Medel në Inter, më afër se kurrë.

Mesfushori kilian është nisur për në Milano ku do të mbërrijë pas disa orësh ka njoftuar Gianluca di Marzio nga Sky Sport.

Nerazzurrët kanë definuar marrëveshjen me Cardiffin për transferimin e Medelit në Giuseppe Meazza.

Medel ishte një prej futbollistëve më të dalluar të Kilit në Kampionatin botëror dhe shkëlqeu në një rol të pazakonshëm për të, në qendër të mbrojtjes.

Por, ai do t’i bashkohet Interit për të përforcuar mesfushën dhe tani është më afër se kurrë të zyrtarizohet si futbollist i ri në skuadrën e Ëalter Mazzarrit.