Meda shkon ta përkrahë, takohet me Ramushin në Francë (Foto)

Meda ndodhet në Strasburg dhe është takuar me Ramush Haradinaj, i cili është liruar me kusht sot nga gjykata franceze.

ShowBiz

12/01/2017 21:12

Këto ditë shumë artistë të njohur të skenës sonë kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar për arrestimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë dhe për t’i dhënë mbështetje.

Ndër ta ka qenë edhe këngëtari Mehedin Përgjegjaj, i njohur si Meda, i cili edhe madje edhe ka sharë autoritete franceze për këtë veprin, shkruan lajmi.net.

E sot gjykata franceze ka vendosur që ta lirojë me kusht Haradinajn, i cili momentalidht po qëndron në Strasburg, ku këngëtari ka shkuar për ta takuar.

Nuk dihet ende nëse Meda ka udhëtuar pikërisht për të takuar dhe mbështetur Haradinajn, apo i ka rastisur që të jetë në Francë mu në këtë ditë për ndonjë koncert./Lajmi.net/