Meda po sjell duet me këtë këngëtare të njohur

Meda është një prej artistëve më aktiv të skenës muzikore shqiptare.

ShowBiz

20/10/2018 16:05

Meda nuk ndalet së realizuari projekte të reja muzikore, tani ai po sjell duet me këngëtaren Yllka Kuqi, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Yllka përmes një postimi në InstaStory, ku u shfaq në studio muzikore bashkë me Medën.

“Së shpejti”, ka qenë mbishkrimi që këngëtarja i ka lënë fotos, duke mos preferuar të jap më shumë detaje.

Edhe për këtë këngë, Meda ka bashkëpunuar me Ghulon, ndërsa për datën se kur publikohet kënga mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/