Meda: Kaq kishim kaçik të ofronim për Suarezin

Këngëtari i njohur kosovar, Meda, thotë se Hajvalia ofroi sa pati mundësi për Luis Suarezin. Ai shpreson që ta marrë një përgjigje pozitive nga futbollisti uruguaian.

Sport

01/07/2014 01:17

Këngëtari kosovar, Mehedin Pergjeqaj, më mirë i njohur si Meda, ka folur rreth ofertës që e ka përgatitur Hajvalia për sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez.

Ai shpreson që të marrë përgjigje pozitive nga futbollisti uruguaian, i cili është i suspenduar katër muaj nga FIFA dhe klubi kosovar i ka propozuar huazim prej katër muajsh, derisa ta mbarojë dënimin, kur dihet se Federata e Futbollit të Kosovës nuk është ende e ndërkombëtarizuar.

“Kemi ofruar sa kemi pasur kaçik. Shpresojmë të na përgjigjet diqysh”, ka thënë zyrtari i lartë i Hajvalisë në emisionin Interaktiv në KTV.

Hajvalia ofroi 30 mijë euro dëmshpërblim për Liverpoolin dhe 1,500 euro rrogë mujore për Suarezin.