Meda festoi ditëlindjen, kështu u surprizua mbrëmë

Mehdin Përgjegjaj apo siç njihet për gjithë publikun si Meda dje ka festuar ditëlindjen e 38-të.

ShowBiz

16/06/2018 08:59

Të shumta ishin surprizat dhe mesazhet që mori Meda në rrjete sociale, e padyshim se ai që bie në sy është edhe i bashkëshortes Luljetës, shkruan lajmi net.

“Urime ditëlindjen dashuri, të dua këtu dhe në botën tjetër”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, nga ana tjetër nuk munguan as surprizat ku në një foto të publikuar nga bashkëshortja, shihen një numër i madh i njerëzve gjersa i këndojnë Medës këngën e ditëlindjes.

“Festofsh gjithmonë i lumtur zemer pranë neve dhe publikut që të don aq shumë”, është përshkrimi i radhës në këtë postim.

Vlen të ceket se Meda ka një mori këngësh dhe hitesh të njohura që i ka sjell për publikun. /Lajmi.net/