Meda befason me dhurata “SOS Fshatin e Fëmijëve të Kosovës” (Foto)

Këngëtari i njohur i estradës sonë, Meda, përveç që është shumë i suksesshëm në profesionin e tij, ai njihet edhe si shumë human.

ShowBiz

23/06/2017 16:41

Meda disa herë u ka ndalë në ndihmë familjeve në nevojë, por kësaj here ai vendosi t’i gëzojë fëmijët e SOS fshatit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në web-fqen e “SOS fshatrave të fëmijëve Kosovë” janë shpërndarë disa imazhe të Medës me fëmijët, duke njoftuar edhe për vizitën e tij atje.

“Kengetari i mirenjohur Meda, sot i befasoi femijet e fshatit SOS me viziten e tij dhe me disa dhurata per nder te festes se Bajramit. Femijet u kenaqen me pranine e tij dhe kenduan disa kenge se bashku me Meden.” shkruan SOS fshati.

Ky aktivitet humanitar i këngëtarit erdhi në prag të festës së Fitër Bajramit. /Lajmi.net/