Meadow Walker mesazh prekës për ditëlindjen e babait të saj (Foto)

E bija e vetme e Paul Walker shkruan mesazh prekës për ditëlindjen e aktorit të ndjerë.

ShowBiz

12/09/2015 20:42

Aktori i ndjerë Paul Walker do të festonte sot ditëlindjen e tij të 42-të, por ai ka humru jetën tragjikisht në fund të vitit 2013.

Walker ka lënë pas një vajzë, Meadow, e cila është rritur me të atin, transmeton lajmi.net.

Ajo ka shkruar një mesazh në profilin e saj në Instagram të cilit i ka bashkuar një fotografi të këndshme të saj me aktorin e njëkohësisht edhe ka lajmëruar se ka hapur fondacion me emrin e tij.

Meadow shkruan: “Duke reflektuar në babain tim, e gjeta veten duke reflektuar në pasionet e tij. Pasionin për oqeanin, për të shpëtuar kafshët, për të ndihmuar njerëzit dhe pasionin e tij spontan për të bërë gjëra të mira.”

“Unë kam dashur të filloj këtë fondacion sepse dua të ndaj atë pjesë të tij me botën. Dua të ndaj atë pjesë të tijën me të tjerët. Unë jam shumë krenare që po lansoj ‘Paul Walker Foundation’ në ditëlindjen e tij. Nuk mund ta mendoj ndonjë ditë më të mirë për ta kremtuar babain tij. Bëni mirë”/Lajmi.net