“Më vie keq, Daçiq”

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur rritjen në 100 për qind të taksës për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Lajme

21/11/2018 20:44

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka ngjallur reagime të mëdha nga të gjithë liderët serb, transmeton lajmi.net

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është shprehur se nuk do të ketë vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pa u hequr taksa prej 100 për qind për mallrat serbe.

E kësaj deklarates të Daçiqit iu është përgjigjur Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook me ironi ka shkruar “Më vie keq Daçiq”.

Ky është postimi i tij:

Ivica Daçiq paska thënë se nuk ka dialog pa heqje të taksës 100% për produktet e Serbisë.

MË VIE KEQ DAÇIQ! ./Lajmi.net/