Me veshjen e fundit, Geti habiti të gjithë (Foto)

Getoar Selimi është në mesin e reperëve kosovar më me emër në vend dhe njëkohësisht shumë i kërkuar.

ShowBiz

21/08/2017 08:27

Ai nuk është shumë aktiv në rrjete sociale, por kur poston diçka bëhet shumë i komentuar, shkruan lajmi.net.

Kështu ka ndodhur edhe së fundi, me një imazh që postoi në Instagram, Geti ka habitur të gjithë pasi është cilësuar si veshje femrash.

Bluza e hapur në mes të gjoksit cilësohet si veshje tipike për femra, ndërsa Geti e ka veshur dhe ka postuar në Instagram me të.

Kujtojmë që projekti i fundit i reperit është kënga ‘High 4 Real”, të cilën e solli në bashkëpunim me anëtarët e labelit Babastars. /Lajmi.net/