Me veprimin që bëri, Sasha i kërkon Morenës të rikthehen bashkë?

Sasha Sobhani u bë i njohur për publikun shqiptar falë modeles, Morena Taraku.

ShowBiz

30/11/2018 11:10

Para pak muajsh u zbulua lidhja e modeles dhe këngëtares, Morena Taraku me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani, shkruan lajmi.net.

Edhe pse lidhja e tyre nuk zgjati edhe aq shumë dyshja po vazhdojnë të jenë në fokus të shtypit mediatik.

Mbrëmë, Sasha ka publikuar një video në Instastory nga pamja e hotelit ku po qëndronte dhe në sfond dëgjohej kënga “Amore”, e Tarakut.

Ky veprim i tij u komentua si një kërkesë për tu rikthyer bashkë me modelen e cila të shumtën e kohës është duke e kaluar në Turqi.

Sido që të jetë, artisten 25 vjeçare së shpejti do ta shohim në serialet turke. /Lajmi.net/