Me ushtrim të frymëmarrjes ka hequr 13 kilogramë dhe 12 centimetra nga beli: Tingëllon e pamundur, mirëpo çdokush mund të ketë sukses! (Video)

Para pak kohësh, aktori japonez Miki Ryosuke, ka përdorur një metodë interesante, e cila i ka ndihmuar që të humbë 13 kilogramë dhe 12 centimetra në bel për vetëm disa javë, saktësisht 49 ditë.

Lifestyle

21/08/2017 13:37

Praktikimi i këtyre ushtrimeve te japonezët zgjat vetëm 2 minuta në ditë. Ryosuke këtë teknikë e ka quajtur dietë e frymëmarrjes së gjatë.

Shumica e mjekëve evropianë e përkrahin praktikimin e ushtrimeve të frymëmarrjes për të humbur peshë dhe i arsyetojnë në këtë mënyrë: yndyra përbëhet nga oksigjeni, karboni dhe hidrogjeni.

Kur marrim frymë, oksigjeni arrin deri te qelizat yndyrore, ai i zbërthen në komponentë (karbon dhe ujë). Prandaj, sa më shumë oksigjen që përdor trupi ynë, djeg më shumë yndyra.