Me urimin për Justin Bieber, Selena konfirmon lidhjen

Muajt e fundit, Selena Gomez dhe Justin Bieber janë shndërruar ndër emrat më të përfolur të shoubizit.

ShowBiz

02/03/2018 16:30

Vite më parë ata ishin ndarë nga njëri-tjetri, por dashuria bëri që të ribashkohen, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, Justin festoi ditëlindjen duke mbushur plot 23 vite jetë, e padyshim që urimin më special ai e pranoi nga e dashura, Selena.

“1 mars 1994, një njeri fantastik që njoh lindi. Bum”, shkroi ajo në Instagram ku shihet me një foto të Justin në fytyrë.

Së fundi, çifti kanë qenë në udhëtim së bashku në Xhamajka, në dasmën e babait të këngëtarit. /Lajmi.net/

March 1, 1994 someone I know that happens to be super cool was born. Boom.

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on