Me urdhër të Haradinajt, vendoset flamuri kombëtar te ‘rrethi’ në Prishtinë (Foto/Video)

Me kërkesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj sot është larguar flamuri shtetëror dhe është zëvendësuar me atë kombëtar.

Lajme

20/02/2018 09:54

Arton Berisha, sekretar në Ministrin e Administratës Publike, i ka thënë lajmi.net se do të bëhet vendosja e flamurit të mëparshëm.

“Ne e kemi kërkesën prej kryeministrit me vendos flamurin që e kemi zhvendosë atë ditë.I njëjti flamur që e kena ndrru tash do të vendoset. Pra me kërkesë të kryeministrit, Haradinaj do ta vendosim flamurin kombëtar”, ka thënë Berisha.

Tanimë te ‘rrethi’ ka filluar edhe procedura për ndërrimin e flamurit.

Flamuri në hyrje të Prishtinës është ndërruar pak ditë para shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë.

Zëvendësimi i flamurit Kombëtar me atë shtetëror ngjalli debat të madh në opinon./Lajmi.net/