Me unazë në duar, fansi i propozon martesë Dua Lipës

Dua Lipa është artistja shqiptare me famë botërore, e pranishme në pothuajse çdo ceremoni prestigjioze në botë.

ShowBiz

13/11/2018 10:29

Dua Lipa ditë më parë ka qenë e pranishme në “NRJ Awards”, ku mahniti të gjithë me parakalimin në tapetin e kuq, shkruan lajmi.net.

Derisa po merrte poza para fotografëve, këngëtaren e ndalon një fans, i cili bën veprimin e papritur.

“Dua, a martohesh me mua”, i thotë fansi teksa po filmonte me mobil, ndërsa Dua duke qeshur ia kthen “haha jo”.

Kujtojmë që Dua Lipa është në lidhje me Isaac Carew, i cili e shoqëron atë në pothuajse çdo vend ku ajo shkon. /Lajmi.net/