Më të popullarizuarit Barack dhe Hillary

Sipas një sondazhi të realizuar nga Gallup, Presidenti i SHBA'së, Barack Obama, ka dalë si burri më i votuar në Botë. Ndërsa, gruaja më e votuar është ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton.

Bota

01/01/2014 15:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, janë më të popullarizuarit në Botë për vitin 2013, si burri më i sukseshënm dhe si gruaja më e sukseshme, sipas një sondazhi të Gallup, të realizuar të hënën.

Obama mban primatin e kësaj liste vjetore për gjashtë muaj me radhë, një rang tipik i një Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë sondazhi.

Por, përqindja e të anketuarve, të cilët e zgjedhin atë si njeriun më të popullarizuar ka rënë në 16%, për dallim nga viti 2012 sa ishte 30%.

Popullariteti i Presidentit aktual ka shënuar rënie, për shkak të dështimit të reformave në shëndetësi dhe ngecjet në legjislativ në fillim të mandatit të tij të dytë.

Ndërsa  ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është llogaritur si gruaja më e suksesshme për këtë vit, duke marrë lidershipin për 12 vite me radhë, viti i 18 në përgjithësi, më shumë se çdo grua tjetër në histori të këtij sondazhi.

15% e amerikanëve e kanë votuar atë si zonjën e parë dhe senatore më të lartë të SHBA, për dallim nga viti i kaluar ku kishte marrë 21% të votave si gruaja më e popullarizuar, tregon sondazhi.

Gallup thotë se të dhënat vijnë nga sondazhi i realizuar me 1.031 persona të moshës së rritur ndërmjet datës 5 dhe 8 dhjetor, që ka pasur një diferencë të gabimit të lëshimit, minus 4% të votave.

Në këtë listë janë përfshirë edhe emrat e ish-Presidentit George W. Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, Papa Francis dhe Reverned Billy Graham, aktori dhe regjisori, Clint Eastwood, bashkëthemeluesi i Microsoft dhe filantropisti Bill Gates, Senatori i SHBA`së Ted Cruz nga Teksasi, ish-kandidati Republikan për President të SHBA’së  Mitt Romney dhe Ron Paul.

Gratë që kanë përfundur pas ish-Sekretares Clinton, janë nikoqirja e misionit “Talk Show”, Oprah Winfrey, Zonja e Parë Michelle Obama, ish-Guvernatorja e Alaskas, Sarah Palin, ish-Sekretarja Condolezza Rice dhe aktorja Angelina Jolie.

Gjithashtu në listë ka qenë Malala Yousafzai, tinejxherja pakistaneze e cila ishte qëlluar në kokë nga talebanët për shkak të kërkesës të saj për  arsimimin e femrave, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Mbretëresha Elizabeth dhe dukesha e Cambridge, Kate Middleton.