Më të pasurit e botës tash e tutje do ta përjetojnë këtë në avion (Video)

Avancimi më i fundit në udhëtimin ajror, posaçërisht për njerëzit super-të pasur, tregon se boshllëku mes të pasurve dhe të varfërve po bëhet gjithnjë e më i madh.

Auto & Tek

14/12/2015 20:27

Windspeed Technologies ka lëshuar detaje të një sistemi të quajtur SkyDeck i cili i lejon pasagjerët që të kënaqen me pamjen qiellore në maje të aeroplanit përderisa janë duke udhëtuar.

Sistemi përmban një “tarracë” prej qelqi, e cila shfaqet në maje të një aeroplani ku pasagjerët mund të ulen dhe të kënaqen me pamjen, transmeton lajmi.net.

Kompania thotë se ky sistem ofron një pamje marramendëse të mjedisit ajror përderisa pasagjerët janë në fluturim dhe do të jetë në dispozicion shumë shpejtë.

Por, këtë kënaqësi do ta kenë vetëm shtresa super-e pasur e njerëzimit. Shikojeni se si duket ky sistem: