Më të ndëshkuarit e El Clasicos

Kur flasim për rivalitetin, nuk mund të mendojmë ndryshe pos për Real Madridin dhe Barcelonën. Kur luajnë këto dy ekipe, lojtarët nuk e njohin njëri tjetrin, edhe nëse janë miq jashtë fushës. Kjo vërehet çdo herë kur zhvillohet El Clasico, ku ka ndërhyrje të ashpra, kacafytje dhe sigurisht, kartona, të verdhe dhe të kuq. Por,…

Sport

23/03/2014 14:20

Kur flasim për rivalitetin, nuk mund të mendojmë ndryshe pos për Real Madridin dhe Barcelonën. Kur luajnë këto dy ekipe, lojtarët nuk e njohin njëri tjetrin, edhe nëse janë miq jashtë fushës.

Kjo vërehet çdo herë kur zhvillohet El Clasico, ku ka ndërhyrje të ashpra, kacafytje dhe sigurisht, kartona, të verdhe dhe të kuq.

Por, cilët janë futbollistët më të ndëshkuar të El Clasicos. Për këtë, mund të informoheni më poshtë.

Fernando Hierro është futbollisti më i ndëshkuar në El Clasico. Ish qenërmbrojtësi i Real Madridit kishte marrë 12 kartona të verdhë dhe një të kuq ndaj Barcelonës.

Mesfushori i bardhë Michel po ashtu është njëri prej më të ndëshkuarve në këto përballje. Madrileni e ka një total prej 10 kartonash, 9 të verdhe dhe një të kuq.

Mbrojtësi nga Sevilla, Sergio Ramos, gjithashtu njihet për ndëshkimet e shumta në El Clasico. Ai është ndëshkuar 10 herë me të verdhë dhe një me të kuq kundër Azulgrana.

Victor Muñoz është futbollisti me më së shumti kartona tek Barcelona në El Clasico. Ai ka pranuar 9 të verdhë dhe një të kuq.

Xavi Hernandez është njëri prej lojtarëve më të talentuar të Barcelonës, por gjithashtu edhe më i ndëshkuari. Në total, mesfushori nga Terrassa ka marrë 10 kartonë, prej tyre një të kuq.

Manolo Sanchis është shquar për kartona, në duelet kundër Barcelonës, duke i marrë 8 kartona, të gjithë të verdhë.

Qendërmbrojtësi i sigurt Blaugrana, Carles Puyol është ndëshkuar tetë herë me karton të verdhë ndaj Real Madridit.

Futbollisti i krahut, Albert Ferrer, në periudhën kur luajti për Barçën, zhvilloi shumë El Clasico, por u ndëshkua 7 herë me karton të verdhe dhe një herë me të kuq.

Sergi Barjuan është njëri prej futbollistëve që është shquar në përballjet Barça-Madrid. Por, ai ra në sy më shumë për lojën e tij të ashpër dhe fjalosjet, që si rezultat u ndëshkua me tetë kartona, 7 të verdhë dhe një të kuq.

José María Gutiérrez – Guti është njëri prej shembujve tipikë të këtyre ndeshjeve. Ish mesfushori i Real Madridit ka marrë 7 kartona, 6 të verdhë dhe një të kuq në El Ciasico,

Portugezi Pepe ndëshkohet shpesh në El Clasico. Mbrojtësi i Realit, deri tash i ka marrë 6 kartona të verdhë dhe shpesh ka shpëtuar pa u ndëshkuar, pas zënkave dhe ndërhyrjeve të ashpra ndaj kundërshtarëve.

Luis Figo është i vetmi në renditje, që ka luajtur për të dyja ekipet. Ai është ndëshkuar gjithmonë sa luajti për Barcelonën. Ish futbollisti portugez kishte marrë 6 kartona të verdhë.