Me sport kundër celulitit…

Është pjesë e trupit tonë në rast se nuk tentojmë ta evitojmë. Është jo i shëndetshëm për organizmin dhe mund të çrregullojë disa gjymtyrë të trupit si dhe është shumë jo estetik e sidomos tek pjesët e këmbëve dhe te barku.

 

Lifestyle

07/06/2014 19:08

Ushtrimet adekuate për heqjen e celulitit janë shumë obligative dhe jo secili lloj i ushtrimeve mund të ndikojë në shkrirjen e tij.

Rezultatet më të mira për heqjen e celulitit arrihen me kombinimin e ushtrimeve anticelulite, me të cilat fërkohen indet e nxehura.

Me ushtrime përmisohet tonusi dhe përshpejtohet qarkullimi i gjakut, punë kjo e cila është shumë me dobi. Mirëpo nëse kemi të bëjmë me celulit të shkallës së lartë kjo nuk do të mjaftojë.

Prandaj në racionet e ushqimit duhet shmangur yndyrnat dhe hidratet e karbonit të rafinuar.Duhet përdorur shumë pemë, perime dhe sasi të konsiderueshme të ujit sepse uji shpërlan tërë organizmin dhe bën t’hollimin e shtresave të celulitit kështu duke i shkrirë ato më shpejt.

Krahas kujdesit ndaj ushqimit duhet bërë edhe ushtrime fizike që forcojnë muskujt siç janë kërcimi me litar, ngarja e biçikletës, noti etj…