Me “skatebord” rreth Francës (Video)

Fabrice Gropaiz përfundoi turin e tij të Francës mbi një “skateboard” elektrik, duke i dhënë fund sfidës së madhe me një kalim në rrugët e Parisit.

Fun

31/07/2017 21:19

Gati 20 vite pasi kishte vendosur rekordin për turin e parë botëror me patina, francezi sfidoi veten për një turne anekënd vendit të vet të lindjes, i cili do të shërbente si përgatitje për udhëtimin e tij të ardhshëm rreth botës, vetëm se këtë herë me një tjetër mjet.

“Ia dal të bëj 100 km në ditë. Kur kam bateri shtesë synoj te 150 kilometrat. Për këmbët është e vështirë, por udhëtimi mbetet i bukur”, tha Fabrice Gropaiz, rekordmen.

Gropaiz, i specializuar në marrëdhënie publike, u bë personi i parë që arriti t’i binte qark globit me patina në vitin 1999, kur u kthye në Paris pasi kishte përshkuar 27.000 km në 28 muaj.

Rekordmeni u nis 27 qershorin e këtij viti për një rrugëtim rreth Francës me “skateboard”-in e vet modern elektrik, për të cilin përdor një bateri të madhe që e tërheq nga pas, ndërsa ka edhe një panel diellor.

Përmes nismës së tij, francezi kërkon të tregojë sesi mund t’i revolucionarizojë bota metodat e saj të transportit. Ai ka në plan të përshkojë për dy vite 25.000 km rreth globit, duke nisur nga pranvera e vitit 2018. /Lajmi.net/