Më shumë trupa ruse në Krimea, Ukraina e gatshme për luftë

Rusia ka forcuar kontrollin e saj ushtarak në Krimea, rajon i Ukrainës, duke marrë kështu de fakto kontrollin, pavarësisht kërkesave perëndimore që ajo të tërhiqet.

Bota

03/03/2014 16:27

Qindra trupa ruse janë duke e ruajtur këtë rajon dhe janë armatosur më rëndë, ndërsa raportohet që ka lëvizje të anijeve.

Shtatë fuqitë më të mëdha të botës kanë dënuar Moskën për “shkeljen e sovranitetit të Ukrainës”.

Ukraina në anën tjetër ka urdhëruar për një mobilizim të madh, duke kërkuar kështu edhe për mbështetje të më madhe ndërkombëtare. Dje ky shtet ishte mobilizuar për luftë pasi që Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se ai kishte të drejtë të invadonte këtë pjesë të Ukrainës.

Për këtë shkak SHBA’të kanë kërcënuar Rusinë se do ta izolojnë ekonomikisht dhe ky mund të jetë konfrontimi i tyre më i madh që prej mbarimit të Luftës së Ftohtë.

“Ky nuk është kërcënim: ky në të vërtetë është deklarim lufte për shtetin tim”, tha Kryeministri ukrainas Arseny Yatseniuk.

Rusia pretendon se është duke mbrojtur interesat e rusëve në Krimea dhe kudo që gjenden në Ukrainë, pasi që ish-presindeti i këtij vendi, Viktor Yanukovych u detyrua që të largohej nga posti muajin e kaluar.

Sot është vërejtur menjëherë kërcënimi që dje i kishte bërë SHBA’ja Rusisë. Në tregjet e bursave në Moskë indeksi MICEX që është kryesori në këtë vend, ka rënë për 9 përdind. E në anën tjetër dollari amerikan është fuqizuar në bankat e Rusisë qendrore prej 5.5 për qind sa ishte, tash është bërë 7 për qind.

Duket se Ukraina është e gatshme për luftë. Dy bazat më të mëdha ushtarake ukrainase kanë zaptuar tashmë pikat kryesore, siç janë aeroportet. Ndërkaq, rojet e kufirit janë raportuar se kanë vendosur makina të armatosura në drejtim të pjesës ruse që çon për në Krimea.